Mickoski: Kemi hyrë në rrugë qorre për shkak të ambicieve të Zaevit dhe karrierës së Spasovskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se kriza e coronavirusit po merr jetë ndërsa Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk është në krye të detyrës për shkak se problemi i tyre kryesor është përmbushja e urdhrave politik, në vend që të merren vendime për mbrojtje të shëndetit.

Sipas Mickoskit, çdo veprim i gabueshëm kthehet si bumerang me më shumë probleme dhe se Maqedonia duhet të testojë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi hyrë në rrugë qore për shkak të ambicieve të Zaev, karrierës së Spasovskit apo diktateve ndaj komisionit”, thotë Mickoski.

Mickoski shton se të gjitha vendet rreth Maqedonisë kanë mposhtur krizën dhe vetëm ne jemi, siç tha ai, Vuhani i Ballkanit me numra si në fillim të pandemisë.

Advertisement

“Unë nuk jam mjek, dhe nuk jam person mjekësor, do t’ua lë eksperteve të elaborojnë pjesën tjetër, por unë jam i shqetësuar për ekonominë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Kemi hyrë në rrugë qorre për shkak të ambicieve të Zaevit dhe karrierës së Spasovskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy