Mickoski: Kovaçevski të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese, nëse nuk ka shumicë të japë dorëheqje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje sot kryeministrit Dimitar Kovaçevski t’i vendosë në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese dhe nëse tregohet se nuk ka shumicë të japë dorëheqje. Mickoski përsëriti se në këtë përbërje kuvendore ndryshime të Kushtetutës nuk do të ketë.

“Shfrytëzoj rastin dhe i bëj thirrje personit që është emëruar atje, Dimitar Kovaçevskit, dhe personit real që e udhëheq Qeverinë, Artan Grubin, së bashku me Ali Ahmetin që këto kërkesa t’i paraqesin në Kuvend, gjegjësisht të paraqesin nevojën për të hapur Kushtetutën në mënyrë që deputetët të mund të deklarohen. Ja ku jemi një orë më herët a nuk thonin vazhdimisht që nga viti i kaluar ka kaluar një vit dhe ne po dëgjojmë tani në shtator kemi 2/3 shumicë, ka kaluar shtatori ka ardhur tetori dhe jo deri në tetor por deri në fund të vitit, pra ka kaluar viti 2022, po nuk ka qenë deri në fund të vitit, ka qenë deri në shkurt, ka kaluar shkurti, tani kanë thirrur për në maj, ja ku po kalon maji. Prandaj, të inkurajojmë Ali Ahmetin dhe Dimitar Kovaçevskin që ta paraqesin këtë kërkesë dhe le të votojnë deputetët, të shohim si do të votojnë”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në komunën e Kisella Vodës.

Nëse del se nuk ka shumicë për këtë në legjislativ, Mickoski mendon se Kovaçevski duhet të japë dorëheqje.

Duke komentuar grupin punues të ekspertëve për ndryshime kushtetuese, kryetari i OBRM-PDUKM-së thotë se nuk ka mandat dhe se është shpërdorim i panevojshëm i parave të qytetarëve.

Advertisement

“Ata ekspertë marrin para nga Buxheti për punë për të cilat aktualisht nuk kanë mandat. Ata mund të marrin mandat vetëm nëse Kuvendi voton për nevojën e hapjes së Kushtetutës. Nëse Parlamenti nuk voton në fazën e parë dhe çfarë do të ndodhë, nevoja për hapjen e Kushtetutës, atëherë puna e tyre është e kotë. Dhe honoraret që qytetarët i marrin nga ju praktikisht do të jenë keqpërdorim i mjeteve financiare të qytetarëve sepse ata nuk kanë mandat të flasin për ndryshime kushtetuese”, tha Mickoski.

Mickoski: Kovaçevski të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese, nëse nuk ka shumicë të japë dorëheqje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy