Mickoski, Kovaçevskit: Zgjidhni njërin nga dy propozimet e OBRM-PDUKM-së dhe unë do të inicioj takim të liderëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kushtetuta duhet të hapet me mundësi anulimi pasi Maqedonia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, ky është qëndrimi i liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, dhe çdo gjë tjetër është gënjeshtër thotë Mickoski.

“Kur ajo të bëhet anëtare e asaj familjeje të madhe, atëherë bullgarët do të jenë të mirëpritur në Preambulën e Kushtetutës… Nëse zgjat tre vjet, cili është problemi që bullgarët të presin tre vjet për t’u bërë pjesë e Kushtetutës sonë”, tha Mickoski në një intervistë për “Alfa”.

Në javën e kaluar pas takimit të liderëve, ai tha se “ne shohim rrotullime dhe shtrembërime të së vërtetës, madje edhe gënjeshtra” nga LSDM dhe BDI dhe nga partitë më të vogla politike, se OBRM-PDUKM është pajtuar për ndryshime kushtetuese.

Ai theksoi se në Kuvend nuk ka 80 deputetë për të pranuar ndryshimet kushtetuese.

Advertisement

“Qëllimi është që përmes kësaj gënjeshtre dhe gjoja ndryshimi të qëndrimit, ata mendojnë se OBRM-PDUKM-ja do të ketë një perceptim negativ tek disa votues dhe do ta zvogëlojë potencialin e OBRM-PDUKM-së dhe do ta transferojë diferencën tek partitë më të vogla politike të cilat pretendojnë të jenë opozitarë të rrejshëm”, tha Mickoski.

“Kanë dy propozime në tavolinë, le të zgjedhin njërin nga ato dy, nuk është problem, unë jam gjithmonë i gatshëm të flas, por le të zgjedhin se cilin nga ato dy propozime, sepse dëgjoj Kovaçevski të thotë se gjithçka është pranuar, e them sërish, pyesni si media për këtë se cilin nga dy propozimet keni pranuar. A është kjo me mundësi të anulimit kur Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së apo zgjedhjet në vjeshtë, pastaj garanci”, tha Mickoski

Ai shtoi se kur ta dëgjojë këtë, do të iniciojë një takim të liderëve ose ekipore të njëjtën ditë./Telegrafi/

Mickoski, Kovaçevskit: Zgjidhni njërin nga dy propozimet e OBRM-PDUKM-së dhe unë do të inicioj takim të liderëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy