Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në Shtip, ku mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të sapoardhura nga Shtetet e Bashkuara në kazermën “Jane Sandanski”, theksoi se ata absolutisht nuk do të tërhiqen kurrë nga negociatat me Bashkimin Evropian dhe se qëllimi i kësaj qeverie është që vendi të bëhet pjesë e BE.

Mickoski në pyetjen e gazetarëve për të komentuar iniciativën e paraqitur nga ish-deputetja dhe kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar Protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, për të cilin Gjykata Kushtetuese hapi rast, për të cilën tha se është më mirë të pyetet ish-deputetja për këtë, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës.

“Absolutisht nuk do të shmangemi kurrë nga negociatat me BE-në, ky nuk është qëllimi i kësaj Qeverie, përkundrazi qëllimi ynë është të jemi pjesë e BE-së. Lidhur me paraqitjen e ish-deputetes Popovska, ajo duhet t’ju japë një përgjigje, le të presim që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me atë iniciativë”, tha Mickoski.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së informoi pardje se është ngritur një çështje që konteston Protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, të miratuar më 17 korrik 2022 në Sofje, për të cilën është duke u zhvilluar një procedurë paraprake në të cilën po shqyrtohen të dhënat dhe njoftimet e nevojshme për marrjen e një vendimi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Kurrë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.