Kryetari i OBRM-PDUKM-së sot në pyetje të gazetarëve u përgjigj edhe në pyetjen për marrëdhëniet me Bullgarinë dhe takimin mes Radev dhe Pendarovskit.

“Republika e Maqedonisë duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga qershori, për shkak se nuk është diçka që e kërkon si lëmoshë, por ajo e meriton”, thotë Mickoski.

Ai i bëri thirrje Zaev të mos luajë me identitetin e maqedonasve dhe të mos përpiqet sërish të nënshkruajë marrëveshje ku do të mohohet identiteti dhe ekzistimi i historisë maqedonase.

“Një gjë e tillë s’duhet të nënshkruhet për shkak se atëherë kapitullimi do të jetë i nënshkruar”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski: Maqedonia duhet të fillojë bisedimet me BE-në, nuk kërkon lëmoshë por atë që e meriton shkruan Telegrafi.