Mickoski: Me VLEN-in kemi marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se me Lëvizjen ZNAM janë në bisedime për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale për dy komuna, ato anë Komunat Qendër dhe Kumanovës.

“Në lidhje me ZNAM, negociojmë, bisedojmë. Për momentin për dy komuna, Kumanovën dhe Komunën Qendër, të kemi kandidat të përbashkët. Bisedimet po zhvillohen në drejtim konstruktive dhe të mirë, drejtim pozitiv, por më tepër informacione do të kemi pas 15 gushtit”, tha Mickoski

Mickoski tha se me VLEN-in ka marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale.

“Në lidhje me partitë politike, pjesë e koalicionit VLEN, gjithashtu kemi marrëveshje parimore, se do të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat, ata nuk do të kenë dhe atje ku ata do të kenë kandidatë dhe ne nuk do të kemi. Ja të themi, do të ketë komuna ku do të kemi kandidatë të dy grupe politike. Aty normalisht secili do të udhëhiqet sipas strategjisë dhe interesit të vetë”, tha Mickoski.

Advertisement

I pyetur nëse grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së nesër do të përkrah iniciativën e “Të Majtës” për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski dhe se a ka ndryshuar mendimin për atë, Mickoski tha se opinioni nesër do ta shikojë këtë, ndërsa si parti politike dhe ai si njeri nuk i ndryshojnë mendimet brenda natës./Telegrafi/

The post Mickoski: Me VLEN-in kemi marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy