Mickoski në Bruksel: Nuk është vlerë Evropiane të prekësh veçantinë e një populli

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga nënkryetari Aleksandar Nikollovski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski, po qëndrojnë në Bruksel ku marrin pjesë në mbledhjen parlamentare të Partisë Popullore Evropiane.

Në një deklaratë për media, Mickoski tha se më nuk ka asnjë arsye që Zoran Zaev të vazhdojë të jetë kryeministër.

Kreu opozitar më tej theksoi se po kërkohet kompromis në dëm të popullit, historisë, traditës dhe gjuhës maqedonase, diçka që sipas tij, nuk ekzistonte në 2020-tën, kur bllokonte Franca për arsye të tjera.

“Tani Bullgaria bllokon sepse dëshiron ta prekë veçantinë tonë si popull, gjë që është në shekullin 21 nuk është vlerë evropiane”, u shpreh Mickoski.

Advertisement

 

Mickoski në Bruksel: Nuk është vlerë Evropiane të prekësh veçantinë e një populli shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy