Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në një deklaratë për Deutsche Wele, në lidhje me përbërjen e propozuar të Qeverisë thotë se ajo përbëhet nga fytyrat e njëjta, politikat e të cilëve u mposhtën në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe emra që nuk janë aspak mbresëlënëse, duke shtuar se në këto pozita vijnë si roje të zaevizmit.

“Tani në këtë qeveri janë të njëjtët persona, politikat e të cilëve u mposhtën. E keni Ljupçoo Nikollovskin që ishte në krye të antikorrupsionit në kohën kur kjo qeveri zë vendin e parë sa i përket korrupsionit. Sërish ministër është Mariçiq, i cili njihet për padrejtësitë dhe kaosin në drejtësi”.

“Qeveria vazhdon të udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili është mbrojtësi kryesor i mafies dhe gjatë udhëheqjes së tij me dikasterin e brendshëm kanë ndodhur skandalet më të mëdha lidhur me kontrabandat e ndryshme, pasaportat, vrasjet e pazbardhura e të ngjashme. Bytyqi është edhe një ministër, i cili do të mbahet mend për fiasko në ekonomi, inflacion, çmime të larta në tregje dhe paga të ulëta”, tha Mickoski.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Në qeverinë e re janë personat e njëjtë, politikat e të cilëve u mposhtën appeared first on Telegrafi.