Mickoski: Nëse BE mendon mirë për ne, le ta largojë mosmarrëveshjen me Bullgarinë nga korniza e negociatave për Maqedoninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fjalët e bukura që vijnë nga politikanët e Bashkimit Evropian janë të mira, por nëse vërtet mendojnë kaq mirë për ne, le ta heqin mosmarrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë nga korniza e negociatave për Maqedoninë, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

Mickoski në “Samo Vistina” për deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz tha se fjalë të tilla të mira dhe hijeshi të tilla kemi parë më shumë se dy dekada që kur rruga jonë drejt BE-së filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ose më shumë se tre dekada që kur u bëmë vend i pavarur, por gjithmonë nga ne, kërkojnë lëshime.

“Gjithmonë në emër të asaj të ardhmeje kemi bërë disa lëshime dhe jemi gjithmonë ata që si njerëz, shtet, politikanë duhet të pranojmë, të japim diçka në emër të asaj të ardhmeje europiane, teza që kancelari Scholz, qëllimi i tij është se ai nuk do kërkesa të reja, besoj se nuk do, besoj edhe Borell nuk do, por e di kush do dhe ata kanë bërë thirrje disa ditë më parë, Jotova dhe Radev që thanë se kjo është vetëm hapja e dyerve për problemet dhe pastaj ka shumë probleme të tjera që janë pranuar dhe që janë pjesë e Marrëveshjes dhe e protokollit”, tha Mickoski.

Mickoski tha se për t’u bindur qytetarët e Maqedonisë në ato fjalë të bukura nga BE-ja, në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës le të nxjerrin një konkluzion të ri në të cilin do të nisen nga draft-versioni i punës i kornizës negociuese meqenëse ende nuk është paraqitur, pjesa ku është marrëveshja dypalëshe me Sofjen./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Nëse BE mendon mirë për ne, le ta largojë mosmarrëveshjen me Bullgarinë nga korniza e negociatave për Maqedoninë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy