Mickoski: Nëse më 24 qershor nuk kalon raporti i Vajcit, atëherë problemi nuk janë bullgarët në Kushtetutë, por identiteti dhe gjuha maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se shumica e eurodeputetëve, mbi të gjitha ata që qëndrojnë për vlerat e vërteta evropiane, i dhanë një shans Propozim-raportit për vendin, votimi i të cilit Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) më 4 qershor u prolongoi për më 24 qershor. Nëse nuk votohet edhe atëherë, theksoi Mickoski, atëherë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë për vendosjen e disa qindra qytetarëve me vetëdije bullgare në Kushtetutë, por se problemi është identiteti i veçantë maqedonas dhe gjuha maqedonase.

“Shumica e eurodeputetëve, ata që me të vërtetë përfaqësojnë vlerat evropiane, vendosën t’i japin procesit shans për të qenë përsëri në seancë më 24 qershor dhe nëse nuk kalon, nëse shtyhet përsëri, atëherë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të vetëdijshëm se problemi nuk janë disa qindra qytetarë që janë pjesë e komunitetit bullgar që të jenë në Preambulën tonë, por se ata janë identiteti i veçantë shekullor maqedonas dhe gjuha maqedonase. Ky është thelbi, ky është problemi, gjithçka tjetër nuk ka të bëjë me realitetin, “tha Mickoski.

Me sugjerimin e raportuesit Tomas Vajc, AFET më 4 qershor shtyu votimin për miratimin e Propozim Raportit për vendin deri më 24 qershor, me arsyetimin se ka qenë dëshmitar debate intensive politike rreth raportit, por se qëndron absolutisht prapa dokumentit, për të cilin në negociata dhe kompromiset ishin të përfshira të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian.

“Ky është raport i Parlamentit Evropian dhe i Bashkimit Evropian. Ky raport nuk synon dhe nuk ka për qëllim të zgjidhë çështjet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ne e dimë se ka të bëjë edhe me marrëdhëniet dypalëshe, por edhe, të themi, sundimin e së drejtës, trajtimin e komuniteteve pakicë, e kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të kërkoja shtyrjen e votimit ndaj këtij raporti deri më 24 qershor”, porositi Vajc javën e kaluar.

Advertisement

Mickoski theksoi sot se raporti përmend në disa raste identitetin e veçantë maqedonas dhe gjuhën e veçantë maqedonase, e cila, siç tha Qeveria e mëparshme, ishte një formalitet, por zhvillimet e fundit në Parlamentin Evropian dhe reagimet e deputetëve bullgarë treguan se nuk është kështu.

“Duhej të ishte formalitet, të paktën kështu na bindte Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, kështu na bindte Kovaçevski, Mariçiq, Bujar Osmani, apo jo se kjo nuk është problem? Por, ne pamë se për disa deputetë të caktuar, veçanërisht për europarlamentarët që vijnë nga lindja edhe ky ishte një problem, i cili ishte problem, e para së gjithash identiteti dhe gjuha maqedonase, ata shtuan një fjalë “prezent, tashme”, që do të thotë se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase kanë qenë problem. Këtë na bindnin, ata që shkatërruan ose vunë në pozicion të nënshtruar dëshirën e qytetarëve maqedonas për t’u integruar në familjen evropiane”, tha Mickoski.

Ai vuri në dukje se politikanë të lartë nga Bullgaria u ishin drejtuar politikanëve të lartë nga Brukseli për të parandaluar raportin, me arsyetimin se ata donin të shmangnin pakënaqësitë e mëtejshme me ta për shkak të procesit të pranimit të euros.

Lidhur me kërcënimet ndaj Vajcit, ai theksoi se me të është takuar një herë kur raportuesi erdhi në Qeveri, së bashku me një grup eurodeputetësh, duke përfshirë dy bullgarë, por theksoi se ata nuk kishin takim tet-a-tet, por kanë diskutuar në një format më të gjerë. Megjithatë, shtoi Mickoski, “është e drejta jonë legjitime si Qeveri të dalim në botë dhe të luftojmë për argumentet tona.”

Advertisement

“Kjo është e drejta jonë themelore njerëzore, muajt e fundit kemi luftuar kudo në botë dhe në Uashington, Bruksel, Londër, Berlin…për të rifituar pozicionet e humbura të shitura nga qeveria e mëparshme…vetëm për të qëndruar në pushtet…”Është e drejta jonë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë. Mund të jemi të paktë në numër, por kemi zemër dhe do të mbrohemi”, shtoi Mickoski.

Deputetët bullgarë i vunë në dukje atij se Vajci kishte takime me politikanë nga Maqedonia, por jo me politikanë nga Bullgaria dhe se deputeti përgjegjës për raportin ka qenë shumë i afërt me vendin kandidat. Vajci tha për “Politiko” se është praktikë standarde që ai të takohet me përfaqësues nga vendi kandidat për të cilin po shkruhet raporti.

Në letrën e 17 përfaqësuesve të Bullgarisë në Parlamentin Evropian dënohet raportuesi Vajc, një deputet i të Gjelbërve nga Austria, duke pretenduar se Qeveria e Maqedonisë ndikoi në sjelljen e tij të negociatave dhe se ai injoroi dhunën kundër pakicës bullgare atje.

The post Mickoski: Nëse më 24 qershor nuk kalon raporti i Vajcit, atëherë problemi nuk janë bullgarët në Kushtetutë, por identiteti dhe gjuha maqedonase appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy