
Kryeministri Hristijan Mickoski hodhit posht të gjitha pretentimet e opozitës se njerëz nga pushteti aktual janë të përfshirë në keqpërdorim të mjeteve financiare, pas skandalit me fondet IPARD.
Ai u bëri thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorime, t’i dorëzojnë ato në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë.
“Dhe kjo është një luftë e vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit dhe ata që janë të përfshirë, janë aty ku duhet të jenë. Ata mbajnë konferenca për shtyp me pyetje. Nëse janë kaq të sigurt për këto pretendime, le të dalin dhe ta thonë. Hristijan Mickoski është i përfshirë, ai dhe ai janë të përfshirë. Sepse kjo është frikacakëri, ata nuk lënë përshtypje. Dhe le të na ndihmojnë, unë u bëj thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorim, të vijnë dhe të paraqesin ato prova në mënyrë që ne të veprojmë. Kështu që unë i hedh poshtë absolutisht këto spekulime dhe le të na lënë të bëjmë punën tonë siç duhet, por të mos arrijë edhe tek disa nga ish-zyrtarët dhe ministrat e tyre. Dhe pastaj t’i shoh, le të dalin përsëri në konferencë për shtyp”, theksoi Mickoski.