Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pasi njoftoi se është siguruar shumicë e re parlamentare, në një deklaratë për media tha se vijojnë dy opsione.

Mickoski theksoi se fillimisht do të presin dorëheqjen e paralajmëruar të kryeministrit Zaev, ndërkaq nëse kjo nuk ndodhë do të nisen procedurat për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

“Kemi shumicë që do të garantojë që kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM është e kaluar. Presim dorëheqjen e Zaevit që e paralajmëroi, nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të dorëzojmë iniciativë me të cilën do të votohet mosbesimi i Qeverisë që udhëhiqet nga Zaevi dhe LSDM”, tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski nuk e përjashtoi mundësinë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mickoski: Nëse Zaevi nuk e dorëzon dorëheqjen, e votojmë mosbesimin e qeverisë shkruan Telegrafi.