Mickoski: Nuk do të ketë hapje të Kushtetutës përderisa nuk shohim vullnet nga Bullgaria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Derisa të shohim vullnet të mirë dhe rezultate nga Bullgaria, nuk do të ketë hapje të Kushtetutës për sa kohë që unë jam kryeministër”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën vazhdimisht pa marrë sinjale nga pala tjetër. E kam përsëritur disa herë se për sa kohë që jam kryeministër, kjo nuk do të ndodhë. Ne e dimë që rruga jonë drejt procesit të anëtarësimit është frustruese, ndoshta më shumë nga të gjitha shtetet anëtare. Procesi duhet të jetë një rrugë me dy kahje. E jo ne vetëm të dërgojmë dhe nga ana tjetër nuk kemi asgjë. Për atë proces integrimi, ne ndryshuam edhe emrin tonë dhe jemi përsëri aty ku ishim 20 vjet më parë”, tha Mickoski.

Ai kujtoi se propozimi për ndryshimin e emrit të vendit në vitin 2022 ishte nënshkruar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së dhe se ata nuk do ta pranojnë atë as atëherë si opozitë dhe as tani si qeveri.

Ai tha se ishte gati të shkonte në Bruksel në çdo kohë dhe me ndërmjetësimin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ose Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të bisedonte me palën bullgare për të kapërcyer problemin.

Advertisement

Costa përcolli mesazhin tashmë të njohur të Bashkimit Evropian, se Maqedonia duhet të përmbushë atë që u ra dakord në vitin 2022./Telegrafi/

The post Mickoski: Nuk do të ketë hapje të Kushtetutës përderisa nuk shohim vullnet nga Bullgaria appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy