Mickoski: Nuk ka negociata për rrënjët e gjuhës maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme të jashtëzakonshëm për opinionin, tha se gjithçka që ai tha se ka një kërkesë për një Aneks të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, u konfirmua sot nga zv. kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov.

“Ai konfirmoi sot se është e nevojshme një shtojcë e re e Marrëveshjes, e cila do të përfshijë kërkesat maksimaliste dhe jo-Evropiane të përfshira në Memorandumin e Bullgarisë. Unë paralajmërova për këtë, por qeveria nuk u interesua aspak”, tha Mickoski.

Ai kërkoi bashkimin e kombit maqedonas për këtë çështje.

“Nuk ka negociata mbi rrënjët e gjuhës maqedonase dhe unë i paralajmëroj këto në qeveri të mos guxojnë të pranojnë ultimatume që nuk janë evropiane”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Nuk ka negociata për rrënjët e gjuhës maqedonase shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy