Mickoski nuk pret dorëheqjen e Zaevit: Shumë erë nuk e ka përmbushur premtimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk pret që kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev të japë dorëheqje për shkak se, siç thotë ai, Zaev shumë herë në të kaluarën nuk e ka përmbushur atë që e ka thënë.

Në lidhje se kush mund ta trashëgojë Zaevin në LSDM, Micskoski tha se ai nuk ndërhyn në punët e brendshme të partisë kundërshtare dhe se LSDM vet do të sjellin vendim se si do të shkojnë më tej.

“Ne jemi të përqendruar në krijimin e një të ardhme të re, të mos jetë e shkruar vetëm në letër. Tridhjetë vite qytetarët e kanë mjaft me krim, tenderë të kurdisur dhe korrupsion”, tha Mickoski.

Ndryshe, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale dha dorëheqje nga pozita e kreut të LSDM-së dhe nga pozita e kryeministrit. Të martën LSDM pritet që ta vërtetojë dhe të fillojë me procesin e zgjedhjes së kryetarit të LSDM-së i cili me shumë gjasa do të jetë edhe kryeministri i vendit./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski nuk pret dorëheqjen e Zaevit: Shumë erë nuk e ka përmbushur premtimin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy