Mickoski: Pas shfuqizimit të kësaj marrëveshjeje, mund të diskutohet për marrëveshje të re me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot informoi se partia nesër në KSHZ do t’i dorëzojë 100 nënshkrimet e iniciativës për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për prishjen e Marrëveshjes me Bullgarinë të vitit 2018.

Në pyetjen e gazetarëve se çka nëse ndërpritet Marrëveshja me Bullgarinë, nëse OBRM-PDUKM do të japë mbështetje për amendamentet kushtetuese, Mickoski tha “të bëjmë referendumin të suksesshëm, ta ndërpresim marrëveshjen me Bullgarinë”.

“OBRM-PDUKM është parti shtetformuese dhe e di se çfarë është e mirë për shtetin dhe popullin. Kjo marrëveshje është një pemë helmuese që ende po jep fryte helmuese. Identiteti maqedonas është sulmuar me të dhe përparimi ynë në negociatat me BE-në do të varet nga negociatat në Komisionin për Histori.

Ai që mohon dhe përvetëson historinë tuaj nuk është fqinj apo mik i mirë. Pas shfuqizimit të kësaj marrëveshjeje, mund të diskutohet për marrëveshje të re me Bullgarinë”, tha Mickoski në një konferencë për media dhe shtoi se derisa nuk braktiset marrëveshja me Bullgarinë, OBRM-PDUKM nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Advertisement

Për të mbledhur 150 mijë nënshkrimet e nevojshme, dispozitat ligjore parashikojnë tre muaj dhe nëse kjo arrihet, fushata për referendumin do të ketë një periudhë prej 60 deri në 90 ditë, që do të thotë se ai do të mbahej në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Mickoski: Pas shfuqizimit të kësaj marrëveshjeje, mund të diskutohet për marrëveshje të re me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy