Mickoski pas takimit me Gençovskën: Të hiqet vetoja dhe të ndalen kushtet ndaj vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski, sekretarin ndërkombëtar Stefan Andonovski dhe anëtaren e Komitetit Ekzekutiv dhe zëdhënësen Marija Miteva, takuan ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe sfidat e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane.

Mickoski theksoi shqetësimin për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe kërkoi hapjen e negociatave pa kushte.

Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM nuk do të pranojë një marrëveshje që është rezultat i negociatave në të cilat nuk merr pjesë partia më e madhe politike OBRM-PDUKM dhe negociatave që janë në dëm të popullit maqedonas dhe identitetit të tij.

Advertisement

Mickoski i kërkoi Bullgarisë që të heqë pa vonesë të drejtën e vetos dhe të fillojë sa më shpejt negociatat për anëtarësim në prizmin e vlerave dhe kritereve evropiane./Telegrafi/

Mickoski pas takimit me Gençovskën: Të hiqet vetoja dhe të ndalen kushtet ndaj vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy