Mickoski pas takimit me Kovaçevskin: Nuk ndryshoj qëndrim, nuk e përkrah propozimin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski dhe kreut të partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski.

Mickoski njoftoi se takimi i sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka qenë me karakter informativ mbi propozimin francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

Mickoski tha se ka njoftuar kryeministrin se për OBRM-PDUKM-në, ky propozim mbetet i paparanueshëm.

“As për mua personalisht, as për partinë time, këto dy dokumente kështu siç janë, nuk janë të pranueshme. OBRM-PDUKM dhe unë personalisht nuk e kemi ndërmend ta pranojmë”, deklaroi Mickoski.

Advertisement

“I kam ofruar Kovaçevskit që të del dhe ta refuzojë këtë që është parashtruar si propozim, kurse, unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ti vendos të gjitha kapacitetet institucionale të OBRM-PDUKM-së dhe t’i ndihmojmë qeverisë në sfidat që këtë dimër do të shfaqen para nesh”, tha mes tjerash Mickoski duke shtuar se në pranverë do të uleshin për të diskutuar sërish për gjendjen.

Ndryshe, OBRM-PDUKM ka thirrur protesta edhe sonte përpara objektit të qeverisë, kundër propozimit francez.

 

Mickoski pas takimit me Kovaçevskin: Nuk ndryshoj qëndrim, nuk e përkrah propozimin francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy