Mickoski për drejtorin e Inspektoratit të gjuhëve: Nëse e përsërit gabimin, do të shkarkohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kasami komenton deklaratën e Stoilkoviqit: Propozimin e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit të gjuhëve mund ta bëjë partia që e ka emëruar

Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë shkarkimin e drejtorit Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase.

Mickoski tha se ka biseduar me drejtorin Idrizi për këtë çështje dhe se pret që mos ta përsërisë të njëjtën, në të kundërtën do të shkarkohet.

Lexo po ashtu
Kasami komenton deklaratën e Stoilkoviqit: Propozimin e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit të gjuhëve mund ta bëjë partia që e ka emëruar

Advertisement

“Nëse mendoni konkretisht për momentin kur ai në Kuvend nuk ka folur në gjuhën maqedonase, unë kam biseduar me të dhe nuk pres që të përsëritet, por nëse përsëritet ai do të shkarkohet”, tha Mickoski.

Ndryshe, më herët për këtë u pyet edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili tha se propozimet për shkarkim të drejtorëve i bëjnë partitë që i kanë emëruar./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski për drejtorin e Inspektoratit të gjuhëve: Nëse e përsërit gabimin, do të shkarkohet appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy