Mickoski për Kastriot Rexhepin: Nuk dihet nëse ai mbahet peng ose e kanë kidnapuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp nga kuvendi tha se seanca do të mbahet deri në mesnatë dhe se deri në ora 12 do ta presin deputetin Kastirot Rexhepin.

“Të shohim nëse është i gjallë, mirë, të shohim ku ndodhet njeriu dhe përveç statusit në Facebook nuk e dimë fizikisht çfarë ndodh me njeriun. A është dikund me vullnetin e tij ose ndodhet atje me vullnet”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, deputetë në ashtu lloj mënyre nuk zhduken dhe se nuk dihet nëse ai është i kidnapuar .

“Nuk ndodhet deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, nuk e dimë nëse ai është i kidnapuar ose me vullnet mbahet”, tha Mickoski.

Advertisement

Ai shtoi se nëse ka qenë kundër rrëzimit të qeverisë do të ketë mundur të votojë kundër dhe se me këtë ka hapësirë për shumë spekulime./Telegrafi/

Mickoski për Kastriot Rexhepin: Nuk dihet nëse ai mbahet peng ose e kanë kidnapuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy