Mickoski: Qeveria pa masa dhe projekte konkrete edhe në mandatin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski sot ka realizuar takim me ambasadorin francez, Christian Thimonier, ku u bë fjalë për gjendjen aktuale politike në shtet, si dhe për atë se cilat janë prioritetet e OBRM-PDUKM-së si parti politike.

Nga OBRM-PDUKM-ja kumtuan se Mickoski ka potencuar se për shkak të pandemisë, së shkaktuar nga Kovid-19, shteti është në gjendje të rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa qeveria e vjetër-e re nuk ndërmerr kurrfarë masa konkrete, që t’u ndihmohet qytetarëve, si dhe biznes sektorit.

“Në shtet krimi dhe korrupsioni janë në ni]vel të lartë dhe drejtësia është selektive, respektivisht u gjykohet vetëm njerëzve nga opozita. Pushteti u ndan tenderë personave të afërt dhe për këtë askush nuk përgjigjet, derisa populli nga dita në ditë gjithnjë e më tepër po varfërohet. OBRM-PDUKM-ja si parti politike ka politika të qarta dhe konktrete, të cilat do ta orientojnë Republikën e Maqedonisë në rrugën e duhur, si dhe do të kenë ndikim në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Mickoski.

Lideri i OBRM-PDUKM-së iu falënderua ambasadorit francez për takimin dhe ka shfaqur shpresë se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen, të cilat do të kontribuojnë për të mirën e tërë shtetit.

Advertisement

Nga OBRM-PDUKM-ja informuan se kanë shprehur falënderim për angazhimin e Thimonies, miqësinë e tij të vërtetë ndaj shtetit dhe për tërë ndihmën të cilën shteti e ka marrë nga veprimi i tij në vend./Telegrafi/

Mickoski: Qeveria pa masa dhe projekte konkrete edhe në mandatin e ri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy