Mickoski: Rasti “Feniks” është teatër për të tërhequr vëmendjen e opinionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski vlerëson se ngjarjet e fundit të PTHP-së për rastin “Feniks” për përmendoret e “Shkupi 2014” është një teatër para opinionit.

Ai tha se kjo bëhet me qëllim të tërheqjen e vëmendjes së opinionit.

“Po të kishte një rast do të ishte zbardhur 9 vite më parë. Vazhdon të mohohet identiteti maqedonas dhe të hidhet hije mbi shenjat e identitetit dhe ato monumente që synonin të tregonin vazhdimësinë historike të betejës për vendin e tyre.

Ndoshta do të ishte mirë të shkosh te monumenti nga Sllupçani me kamera dhe të pyesësh se kush e ka dhënë lejen e ndërtimit, kush e ka financuar dhe si është financuar dhe inkurajoj të njëjtin prokuror për të cilin po flisni të hapë një hetim të tillë paraprak le të inkurajohet.

Advertisement

Ose doni të shkojmë në Zajas ose Kollare, ose doni t’ju çoj në disa vende të tjera në Maqedoni, ku ka ndërtime të tilla pa leje dhe ku ekziston dyshimi i bazuar për një rast ndoshta më spektakolar se ky, i cili shërben vetëm për t’u defokusuar nga krimet e këtyre pak familjeve që fatkeqësisht sot e kanë kapur Maqedoninë. Ky rast është ekskluzivisht për defokusim”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga komuna e Kisella Vodës./Telegrafi/

Mickoski: Rasti “Feniks” është teatër për të tërhequr vëmendjen e opinionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy