Mickoski: Të rinjtë të aplikojnë në shpalljet për grante nga Plani operativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje të rinjve të paraqiten në shpalljet për grantet nga Plani operativ për punësim që Qeveria e ka miratuar në seancë dhe u prezantua të mërkurën. Plani parashikon punësim të 16.000 personave, të aftë për punë, por të papunësuar.

“Prej tyre, presim 65 për qind të jenë të rinj, respektivisht bashkëqytetarë tanë të moshës deri 29-vjeçarë, të cilët, varësisht nga ajo nëse do të kenë kompani sipas parimit SHPKNJP ose SHPK, do të marrin grante”, tha Mickoski.

Sqaroi se nëse kompania është SHPKNJP (Shoqatë me përgjegjësi të kufizuar – një person), grantet do të jenë deri 10.000 euro, ndërsa nëse është SHPK (Shoqatë me përgjegjësi të kufizuar) – prej 13.000 deri 20.000 euro, varësisht sa do të bashkohen.

“Mendoj se ky është hap ekskluzivisht cilësor përpara. Janë paraparë 40 milionë euro, rreth 2,5 miliardë denarë, ashtu që ju bëj thirrje aplikuesve të paraqiten në shpalljen”, tha kryetari i Qeverisë.

Advertisement

Ai paralajmëroi thirrje të re për të rinjtë nën 29 vjeç nga shtatori, kur do të miratohen start-ap biznes idetë, të cilat do të vlerësohen nga një komision i posaçëm.

“Por, le të presim vjeshtën dhe le të jetë një tjetër befasi e këndshme për të rinjtë”, shtoi kryeministri.

The post Mickoski: Të rinjtë të aplikojnë në shpalljet për grante nga Plani operativ appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy