Tema e ndryshimeve kushtetuese është e mbyllur. Nuk ka asnjë argument që kam dëgjuar nga skena e brendshme politike dhe nga bashkësia ndërkombëtare që do të na bindë ndryshe, tha sonte lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

“Kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese në këto kushte, të cilat ne i quajtëm diktim bullgar, OBRM-PDUKM dhe grupi parlamentar nuk e bëjnë këtë sepse janë kokëfortë apo sepse synojmë ta pengojmë Qeverinë. Nuk ka asnjë argument që kam dëgjuar, pavarësisht nëse është nga skena e brendshme politike apo nga bashkësia ndërkombëtare, që do të na ndryshonte mendjen”, tha për “Sitel” Mickoski.

Mickoski e vlerësoi si marrëzi dhe çmenduri tezën se me mos miratimin e amendamenteve kushtetuese për herë të parë do të bllokohemi në rrugën evropiane.

“Është marrëzi dhe çmenduri, sepse ai që e pranoi këtë marrëveshje pa u konsultuar me opsionin kryesor politik në vend dhe me popullin, vendosi veton mbi veten sepse tani nuk mund ta përmbush, e kjo është treshja Pendarovski – Kovaçevski – Osmani. Kur e pranuan këtë pa bërë një konsultim më të gjerë, atëherë bënë një gabim kyç politik, sepse pranuan diçka që nuk mund ta përmbushin”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Tema e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur, ai që e ka pranuar marrëveshjen i ka vënë veto vetes appeared first on Telegrafi.