Musliu: Nëse opozita është kundër ndryshimeve në Kodin Penal, mund t’i kushtëzojë me ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse opozita është kundër ndryshimeve në Kodin Penal, mund të kushtëzojë ndryshimet kushtetuese me heqjen e vjetërsisë së lëndëve, thotë analisti Albert Musliu.

“Supozoj se disa diskutime për ndryshimin e Kodit Penal janë bërë në kuadër të ndryshimeve kushtetuese. Asnjëri prej nesh nuk është i lumtur sepse një zyrtar mund të vjedhë dhe t’i ikë, dhe kjo na ndodh. Janë nxjerrë për vjetërsi.

Por ka zgjidhje. Ka një iniciativë kur ndryshohet kushtetuta për të përfshirë në të heqjen e parashkrimit në rastet që kanë të bëjnë me zyrtarët.

Është e rëndësishme që ne të kalojmë amendamentet kushtetuese dhe nëse opozita ka dëshirë dhe është realisht kundër këtyre ndryshimeve të Kodit Penal, mund t’i kushtëzojë ndryshimet kushtetuese me heqjen e vjetërsisë së lëndëve”, tha Musliu për “TV24”./Telegrafi/

Advertisement

The post Musliu: Nëse opozita është kundër ndryshimeve në Kodin Penal, mund t’i kushtëzojë me ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy