Sarrazin: Ndryshimet në Kodin Penal u bënë brenda natës, mosndëshkimi nuk është një opsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin thotë se Maqedonia e Veriut ka mbetur në vend derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka asnjë afat ligjor për BE-në. Keni ngecur në vend derisa të ndryshoni Kushtetutën. Sa keq që tingëllon. Kjo është e qartë. Hapi tjetër do të ndodhë kur të votohen ndryshimet. Duhet ta bëjë vetë shteti.

Në aspektin politik, duhet t’i caktoni vetes një afat deri në dhjetor. Jo sepse do t’ju urrejmë për këtë ose do të qeshim me ju, por sepse kohët po ndryshojnë dhe gjëra të mëdha po ndodhin në Evropë dhe kjo po nënvlerësohet në Maqedoninë e Veriut”, tha Sarrazin për “TV21”.

Sarrazin foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku tha se se është habitur nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas tij, kjo nuk është normale, ndryshimet u bënë brenda natës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Advertisement

“Së pari u befasova. I bënë brenda natës. Unë mund të flas vetëm për veten time dhe për Gjermaninë. Ishim vërtet shumë të befasuar. Më pas u përpoqëm të zbulonim kontekstin e vërtetë dhe të kishim njohuri bazë rreth temës. Sinqerisht, ne nuk kemi krijuar ende një mendim”, tha Sarazin.

Sipas Sarazinit ky është një ndryshim i madh në Kodin Penal.

“Shumë raste do të trajtohen sipas kodit të ri. Është mirë të modernizohet sistemi penal. Ndryshimet në sistemin penal mund të jenë të nevojshme, por mosndëshkimi nuk është një opsion. Unë besoj në këtë. Maqedonia e Veriut ka një kuptim të qartë të sundimit të ligjit, është gjithashtu pjesë e procesit të zgjerimit. Nëse kryhen krime, sidomos nëse janë në domenin e shtetit ligjor… dhe veçanërisht nga politikanët… mosndëshkimi nuk është një opsion. Është kundër procesit të integrimit evropian”, shtoi Sarrazin.

The post Sarrazin: Ndryshimet në Kodin Penal u bënë brenda natës, mosndëshkimi nuk është një opsion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy