BDI: Jemi të gatshëm të dalim nga Qeveria, nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thotë se janë të gatshëm të mbështesin një Qeveri pa ta, nëse opozita do të votonte ndryshimet kushtetuese.

Nga kjo parti thonë se “do të dalin nga Qeveria”, pasi sipas tyre, e ardhmja evropiane e qytetarëve është e para.

“BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para!”, thonë nga BDI, duke iu përgjigjur kërkesës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili sot në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski kërkoi që LSDM dhe BDI të dalin nga Qeveria, në mënyrë që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Në Kuvend sot u realizua takimi i në mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, të cilët diskutuan për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të bëhen, në mënyrë që RMV ta vazhdojë procesin integrues në BE. /Telegrafi/

Advertisement

BDI: Jemi të gatshëm të dalim nga Qeveria, nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy