Prenxhov: Opozita maqedonase së bashku me disa deputetë nga pozita, nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti opozitar Ljupço Prenxhov ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Artan Grubi se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin, madje për ta do të votojnë dhe deputetë nga opozita maqedonase.

Prenxhov thotë se opozita nuk do të votoj, madje sipas tij edhe deputetë nga pozita nuk do ta përkrahin këtë votim.

“Le t’ia përcjellë dikush zëvendëskryeministrit të ngarkuar për asgjë ose i njohur më mirë si “i majti” në qeveri se asnjë deputet i opozitës nuk do të votojë për ndryshime kushtetuese. Dhe, po, i thoni atij se ka deputetë nga qeveria, të cilët gjithashtu nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese”, ka deklaruar Prenxhov.

Grubi poashtu sot përmendi se e rëndësishme është që të flitet për rrugën evropiane të vendit dhe jo për referendume e inciativa të tilla, që sipas tij janë vetëm prova për të pasur jetëgjatësi politike disa politikan nga opozita maqedonase.

Advertisement

Prenxhov: Opozita maqedonase së bashku me disa deputetë nga pozita, nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy