Mickoski thotë se do të ketë trazira sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski tha se ky është vetëm fillimi i trazirave sociale.

Sipas tij priten greva të tjera në të ardhmen.

Mickoski thotë se nëse pushteti pranonte propozimin e OBRM-PDUKM-së për nivelimin e pagave nuk do të vinte deri te greva aktuale në arsim dhe çerdhe.

“Popullit i ka ardhur në maje të hundës nga politikanët e paaftë, nga politikanët të cilët kujdesen vetëm për buxhetin personal, ndërsa nuk kujdesën për standardin e punëtorit, të qytetarit. Dhe për këtë ndodhin këto trazira sociale. Nëse e dëgjonin këshillën e OBRM-PDUKM-së sot ne nuk do ta kishim këtë situatë. Por për fat të keq vendosën të sillen ashtu sikurse u sollën 4 vitet e kaluara”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së./ Alsat.mk

Advertisement

Mickoski thotë se do të ketë trazira sociale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy