Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Biljana Mihajlovska, sot në konferencë për media informoi se nota mesatare vjetore e provimit të maturës shtetërore është 3,25 dhe siç theksoi ajo, edhe pse është më e ulët se vitet e kaluara, megjithatë është notë e shkëlqyer për sa i përket objektivitetit.
“Nota mund të jetë pak më e ulët, por në krahasim me atë që kemi pasur vitin e kaluar si mënyrë funksionimi, mund të them se është notë e shkëlqyer në aspektin e objektivitetit”, tha Mihajlovska.
Ndërsa ministrja e Arsimit Vesna Janevska, tha se ministria do të fillojë negociatat me universitetet për lirimin e hapësirave më të mëdha, në mënyrë që nga viti i ardhshëm të mbahet matura shtetërore.
Ajo gjithashtu tha se do të insistojë që të ketë edhe bllokues, që maturantët të mos mund t’i përdorin celularët e tyre.
The post Mihajllovska: Nota mesatare e maturës shtetërore këtë vit është 3.25 appeared first on Telegrafi.