Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, do të mbetet në burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Ata nuk e kanë pranuar garancën prej 10.8 milionë eurove, të cilën Mijallkov e ofroi për të dalë nga burgu, deri në vendimin e plotfuqishëm për rastin “Arka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i këtillë i Gjykatës së Apelit vijon pasi Prokuroria e Lartë tha mendim negativ që Mijallkov të mbrohet në liri, deri në vendimin e plotfuqishëm.

“Është konfirmuar vendimi i shkallës së parë, mbetet në fuqi masa e njëjtë”, thanë nga Gjykata e Apelit për “A1on”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Garanca prej 10.8 milionë eurove u ofrua nga kompanitë që janë në udhëheqje të Mijallkovit, ndërsa fillimisht prokurori Artan Ajro, tha se kjo garancë është e mjaftueshme se Mijallkov nuk do të arratiset.

Ky i fundit u dënua me burg për përgjimet e paligjshme (rasti Shënjestra dhe Fortesa), si dhe në rastin Arka, që ka të bëjë me blerjen e paligjshme të sistemeve për përgjim./Telegrafi/

Mijallkov mbetet në burg, Gjykata e Apelit nuk ia pranon milionat si garancë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";