Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, është paraqitur në burgun e Strugës për të vuajtur dënimin me burg prej tre vitesh për rastin “Perandoria”.

Ai është dashur të jetë prapa hekurave më 8 gusht, por ka kërkuar dy javë vonesë në vuajtjen e dënimit për arsye shëndetësore dhe Gjykata në Ohër e ka aprovuar kërkesën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-kreu i policisë sekrete u dënua më 8 korrik. Ai u deklarua fajtor për “shoqërim kriminal” dhe “fitim prone pa leje” në rastin “Perandoria”.

Në një marrëveshje ai ka marrë tre vite burg, por edhe konfiskim të parave dhe pasurisë, me një vlerë totale prej rreth 36 milionë euro.

Advertisement

Para shpalljes së aktgjykimit, Mijalkov ka ndërruar adresë në Ohër, kështu që dënimin do ta vuajë në burgun e Strugës, i cili është i tipit gjysmë të hapur.

Përveç Mijallkovit, në burgun e Strugës ndodhet edhe biznesmeni Orce Kamçev, i dënuar për të njëjtin rast./Telegrafi/

Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy