Milloshoshki: Afera me pasaportat mund ta rrezikojë udhëtimin pa viza në vendet e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë për shkak të rastit “Mafia” me dhënien e 215 pasaportave Maqedonia mund t’i krijohen probleme serioze në regjimin pa viza te vendet e BE-së.

“Të kujtojmë reagimin e Holandës e cila në maj 2019 kërkoi heqjen e regjimit pa viza për pasaportat shqiptare me arsyetimin se ‘organizata kriminale përmes Shqipërisë e keqpërdorin mundësinë e udhëtimit pa viza nëpër Evropë’ dhe për këtë Kuvendi i Holandës krijoi dhe miratoi rezolutë”, thekson Milloshoski.

Ai shton se nga gjithë 215 pasaportat e rreme që i ka dhënë MPB për mafian, më së shumti bie në sy pasaporta e Valid Isa Kamajs i cili, siç shkruan Milloshoski, është njeriu i dytë i mafias italiane dhe ka qenë i angazhuar në logjistikën me dërgesa me drogë nga Brazili për në Evropën Perëndimore.

“Ky narkobos në vitin 2017 ka qenë një nga kriminelët më të kërkuar jo vetëm në Itali, por në të gjithë BE-në, përmes Interpolit. Përderisa njeriu i dytë i mafias në Itali për shkak të fletarrestit ndërkombëtar nuk ka mundur të hyjë në Serbi dhe Kroaci, në janar ka arritur të hyjë në Maqedoni, dhe vet hyrja e tij hap dyshime. Me hyrjen e tij në Maqedoni është dhënë pasaporta”, thotë milloshoski./Telegrafi/

Advertisement

Milloshoshki: Afera me pasaportat mund ta rrezikojë udhëtimin pa viza në vendet e BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy