Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe kërkon nga presidenti i vendit që të mos e nënshkruajë dekretin për këto ndryshime.

Ai në rrjetet sociale shkruan se është keqpërdorur flamuri evropian në miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore.

“Keqpërdorimi i flamurit evropian për ndryshimet të dizajnuara politike në Kodin Penal që shkaktojnë dëme serioze sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Nga ana legale edhe nga ana politike, do të ishte e drejtë nëse Presidenti Pendarovski nuk e nënshkruan këtë projekt ligjor të BDI-së dhe LSDM-së dhe ligji për ndryshimin e Kodit Penal të kthehet në Kuvend për diskutim të mëtutjeshëm”.

“Një veprim i tillë i Pendarovskit së pari do të nënkuptojë kundërshtimin e keqpërdorimit të flamurit evropian nga ana e qeverisë dhe njëkohësisht do t’i jepet mundësia për një debat publik për këtë temë me Odën e Avokatëve, shoqatën e gjyqtarëve dhe departamentet penale, juridik në fakultetet juridike në këtë vend”, shkruan Milloshoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Milloshoski kërkon që Pendarovski të mos i miratojë ndryshimet në Kodin Penal: Është keqpërdorur flamuri evropian appeared first on Telegrafi.