OBRM-PDUKM asnjëherë s’ka qenë më e bashkuar se sot, sepse edhe lidershipi, edhe kryetari dhe grupi parlamentar janë në të njëjtin pozicion dhe tema kryesore është të durojmë dhe të këmbëngulim në qëndrimin kundër ndryshimit të kushtetutës nën diktimin bullgar, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonijo Milloshoski.
Miloshoski për “Sitel” tha se të gjitha gjërat që po zhvillohen anash, duke përfshirë edhe korrespondencën me Gruevskin, janë pjesë e bërjes së ditur se cilët aktorë të skenës politike në Maqedoni apo jashtë saj po tentojnë të sulmojnë OBRM-PDUKM-në dhe të krijojnë copëzim për të bërë ndryshime e mundshme kushtetuese.
“Duam të përcjellim se kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se kë do të përfshihen në këtë lojë”, theksoi Milloshoski.
Milloshoski theksoi se qëllimi i LSDM-së, BDI-së dhe atyre të zyrtarëve të tyre të lartë që kanë pasur komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me Gruevskin në 8 muajt e fundit ka qenë i dyfishtë./Telegrafi/
The post Milloshoski: OBRM-PDUKM kurrë s’ka qenë më e bashkuar se sot appeared first on Telegrafi.