Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonoi Milloshoski, tha se partia e tij do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve dhe do të marrë kryetarë komunash në Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Ohër, Resnjë, Gradsko, Vasilevë, Radovish, Shtip, Strumicë, Bosilovë, Novo Sellë dhe Vevçan dhe Prilep.
Milloshoski theksoi se për herë të parë në 20 vjet, OBRM-PDUKM do të marrë kryetar komune në Strumicë.
Ai tha se për Qytetin e Shkupit, pritjet janë që kandidati i tyre Orce Gjeorgjievski të ketë një avantazh bindës dhe se ndoshta disa mijëra vota do të vendosin nëse ai do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve.
Advertisement