minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Milloshoski publikon fragment nga propozimi për kornizën negociuese të BE-së: Përkeqësime serioze të imponuara si kushte shtesë - Struga.info


Milloshoski publikon fragment nga propozimi për kornizën negociuese të BE-së: Përkeqësime serioze të imponuara si kushte shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në Facebook ka postuar një pjesë të kornizës negociuese të Bashkimit Evropian (BE).

Milloshoski beson se qeveria ka dështuar në mbrojtjen e interesave kombëtare maqedonase.

“Ky është një fragment nga draft-korniza negociuese e BE-së, në të cilën ka përkeqësime serioze të vendosura si kushte shtesë për Maqedoninë:

1. Marrëveshja dypalëshe e Prespës, si dhe Marrëveshja me Bullgarinë, bëhen pjesë përbërëse e kuadrit negociator me BE-në, së bashku me procesverbalin e Komisionit të Përbashkët Historik, i cili do të duhet të përkthehet në rezultate të prekshme.

Advertisement

2. Maqedonisë i hapet një çështje tjetër e pakicave (rihapja e Kushtetutës) që do të jetë një kusht i ri, nga i cili do të varet kur të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

3. Procesi i Stabilizim Asocimit, i cili deri më tani është i ndarë, do të bëhet pjesë integrale e Kornizës negociuese me BE-në dhe përmes tij do të futen kërkesat dhe kushtet e reja në lidhje me Deklaratën Kornizë të Bullgarisë nga viti 2019″, shkruan Milloshoski./Telegrafi/

The post Milloshoski publikon fragment nga propozimi për kornizën negociuese të BE-së: Përkeqësime serioze të imponuara si kushte shtesë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy