Kryeministri i Serbisë Millosh Vujçeviq, sot ka realizuar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Pranimi i tij zyrtar është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Mickoski, Vujçeviqin e ka pritur vetëm me ministrat maqedonas në kabinetin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut që e pritën kryeministrin serb ishin zv.kryeministrat Aleksandar Nikollovski dhe Ivan Stoilkoviq, shefi i diplomacisë Timço Mucunski, si dhe ministrja për Energjetikë, Bozhinovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri në këtë moment nuk ka qëndrim zyrtar nga Koalicioni VLEN, nëse të njëjtët kanë vendosur ta bojkotojnë kryeministrin serb.

Ndryshe, Koalicioni shqiptar VLEN në Qeverinë e RMV-së përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa Izet Mexhiti mban edhe pozitën e zv.kryeministrit të parë./Telegrafi/

The post Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";