Ministri i Financave, Fatmir Besimi priti në takim një delegacion nga Banka Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, sot pasdite ka pritur në takim një delegacion të Bankës Botërore të kryesuar nga nënkryetarja e Grupit të Bankës Botërore për rajonin, Ana Bjerde.

Takimi, ku morën pjesë Drejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, Drejtori i ri Rajonal për Ballkanin Perëndimor Xiaocin Yu dhe përfaqësuesi i BB-së në vend Massimiliano Paolucci, u mbajt në prag të Konferencës së Dytë Vjetore të Ministrisë së Financave që do të zhvillohet nesër në Shkup.

Në takim, bashkëbiseduesit iu referuan ndikimit të krizës aktuale të energjisë dhe çmimeve dhe luftës në Ukrainë, ku ministri vuri në dukje masat dhe politikat e ndërmarra nga Qeveria, të cilat kanë për qëllim reagimin ndaj krizës dhe mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve dhe likuiditeti i ekonomisë.

Siç theksoi ai, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë mbetet përkushtimi i Qeverisë për stabilitet makroekonomik dhe konsolidim fiskal, për të arritur rritje të përshpejtuar ekonomike.

Advertisement

“Në vitin 2021, pas pandemisë së Covid 19, ekonomia vendase u rikuperua sipas dinamikës së pritur. Këtë vit aktiviteti ekonomik, edhe pse i ndikuar nga pasojat ekonomike të konfliktit ruso-ukrainas, pritet të kthehet në nivelet e para krizës, pra parashikohet në 3.2%. Në afat të mesëm pritet të intensifikohet me norma mesatare të rritjes mbi 5%”, tha ministri Besimi, i cili u shpreh i kënaqur me mbështetjen që ky institucion financiar i jep vendit në krijimin dhe zbatimin e reformave për të arritur rritje të përshpejtuar.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi priti në takim një delegacion nga Banka Botërore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy