Ministri Shaqiri: Mbështetje ndaj riorganizimit shtetëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Optimizimi i tërë kornizës institucionale, përforcimi i ofrimit të shërbimeve publike, si dhe përforcimi i etikës, integritetit, transparences dhe llogaridhënies së administratës publike janë objektiva të projektit IPA 2017 “Mbështetje ndaj reorganizimit shtetëror”.

Sot gjatë seancës për pyetje deputetësh, Ministri Shaqiri iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga deputetja, znj. Merita Koxhaxhiku. Pyetja e parashtruar nga zonja Koxhaxhiku ishte në lidhje me projektin e reorganizimit të organeve shtetërore, deri në çfarë faze ka arritur projekti dhe nëse do të zvogëlohet numri i organeve shtetërore pas finalizimit të këtij projekti.

Ministri Shaqiri hapi fjalimin e tij: “Më datë 6 nëntor të vitit 2019-të, filloi implementimi i Projektit dyvjeçar
IPA 2017-të “Support to State Reorganisation”. Qëllimi i këtij IPA Projekti është optimizimi i tërë kornizës institucionale, përforcimi i ofrimit të shërbimeve publike, si dhe përforcimi i etikës, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike, mes tjerash nëpërmjet zbatimit të analizës funksionale dhe miratimit të Ligjit të Ri për Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore”.

Shaqiri shtoi: “MSHIA-ja në tërë periudhën, në mënyrë aktive ka marrë pjesë në implementimin e Projektit, ku kërkonte mbështetje të vazhdueshme dhe përfshirje edhe të aktorëve të tjerë në proces (ministritë, agjencitë dhe shërbimet e inspektimit). Mbi rëndësinë e këtij Projekti, flet fakti që deri më tani në Këshillin e RAP (Reformës së Administratës Publike), si dhe Sekretariatit për RAP, potencohej rëndësia e përfshirjes aktive dhe kooperimit të të gjithë institucioneve në këtë proces, si dhe hapat të cilët vijojnë. Baza juridike për implementimin e kësaj Reforme në administratën publike, vendoset me Ligjin e ri për Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore, për qëllimin e së cilës u kërkua nominimi i partive më të mëdha politike, përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sekretariatit për Legjislacion, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashhkësive, Zyrës së Presidentit të Qeverisë së RMV-së dhe përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, të cilët do të punojnë në përkryerjen e tij, pasi ka të bëjë me ligj të organeve (nevojitet 2/3 e shumicës), miratimi i së cilit është me rëndësi të konsiderueshme për proceset e mëtejshme”.
Mes të tjerash, Ministri theksoi: “Deri më tani janë organizuar dy takime me përfaqësuesit e nominuar, prej të cilëve në takimin e parë u prezantua ideja e plotë dhe njohja e ekipit punues, ndërsa në takimin e dytë veçmë filloi me procesin e punës. Qëllimi është që të fitohet strukturë institucionale koherente. Aktualisht, ky Projekt IPA 2017-të, është në fazën më të ndjeshme të realizimit”.

Advertisement

“Ekspertët projektues i përpiluan Projekt-Raportet mbi Riorganizimin e të gjitha 16 (gjashtëmbëdhjetë) ministrive dhe Qendrës së Qeverisë, me të cilët në mënyrë të detajur dhe eksplicite do të vendoset korniza, si dhe struktura e detajuar e tyre. Po ndiqet drejtimi i optimizimit, procesi i ndërprejes dhe bashkimit të tërë kornizës institucionale në nivel horizontal. Në këtë periudhë, po punohet në mënyrë intensive në avancimin e këtyre Raporteve, nëpërmjet takimeve me përfaqësuesit relevantë të ministrive dhe Qendrës së Qeverisë (ministrive dhe funksionarëve të tjerë). Besojmë se deri në fund të muajit maj do të përpilohet Raporti integral mbi reorganizimin”, përfundoi fjalimin e tij ministri Shaqiri.

Ministri Shaqiri: Mbështetje ndaj riorganizimit shtetëror shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy