Ministria e Bujqësisë në Maqedoni kërkon që të shqyrtohen dhe miratohen ligjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy propozim-ligje të parashtruara nga Ministria e Bujqësi, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, tashmë dy vite janë ngujuar në Kuvend, reagojnë nga MBPEU-së dhe u bëjnë thirrje deputetëve, zgjidhjet ligjore sa më parë të miratohen në interes të bujqve.

Nga MBPEU sqarojnë se ndryshimet e Ligjit për themelim të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, i mundësojnë kompetenca dhe ingerenca të reja Agjencisë në drejtim të vendosjes, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të bazave dhe regjistrave, të domosdoshëm për implementimin e masave për bujqësi dhe zhvillim rural. Kjo, ndërkaq, është paraparë në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe ndërmarrje të procedurës për regjistrim, fshirje dhe ndryshim të ekonomive bujqësore në Regjistrin e vetëm të ekonomizimit bujqësor.

Nga MBPEU thonë se implementimi teknik i këtyre ndryshimeve bëhen përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian. “Tashmë pothuajse dy vite këto zgjidhje ligjore janë ngujuar në Kuvend, ndërsa plotësisht, për shkaqe të pakuptueshme, kryetari i Komisionit kuvendor për bujqësi nuk cakton mbledhje të komisionit amë ku duhet të shqyrtohen këto dy ndryshime të propozuara ligjore, theksojnë nga Ministria, duke shtuar se, gjithashtu, është bllokuar edhe propozim Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë bujqësore me të cilin bëhet harmonizimi me Ligjin për planifikim urbanistik.

Nga atje i bëjnë thirrje kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për bujqësi, por edhe të gjithë deputetëve në Kuvend, lartë në prioritetet ta vendosin, siç thonë, zërin e bujqve dhe t’i miratojnë ligjet të cilat e përmirësojnë dhe ndihmojnë punën e tyre.

Advertisement

“Vend për politikë në bujqësi nuk ka, as nuk do të lejojmë të ketë. Lojërat politike nuk guxojnë të jenë në dëm të bujqve të vendit. Ndodhemi përballë një krize serioze, ku hapësirë për bllokadë dhe presione nuk ka, vetëm së bashku dhe unikë und të dalim nga kjo krizë, të dalim me pasoja më të vogla ndaj bujqve të vendit, ndërsa me atë edhe ndaj të gjithë qytetarëve të vendit”, theksojnë nga MBPEU.

Ministria e Bujqësisë në Maqedoni kërkon që të shqyrtohen dhe miratohen ligjet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy