Ministria e Drejtësisë: Do të ndërmerren veprime për përmirësimin e kushteve dhe parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Bocek dhe Arnaud de Verdier, kantri menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, diskutuan për çështjet prioritare lidhur me kushtet në burgje, trajtimin, veprimin me personat e paraburgosur dhe të dënuar, me qëllim të arritjes së risocializimit dhe rehabilitimit të personave që vuajnë dënimin me burg.

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës është kërkuar që në afat sa më të shkurtë të mundur të ndërmerren masa efektive për sanimin e dëmeve të shkaktuara në njësinë gjysmë të hapur dhe të hapur në INK-SHNK Idrizovë.

Ministri u falënderua për mbështetjen e përgjithshme për realizimin e Projektit, me të cilin janë përfshirë disa institucione ndëshkuese korrektuese, mes të cilave edhe shtëpia edukativo korrektuese në Tetovë dhe burgu në Kumanovë. Vlerësimi dhe përparimi i situatave në sistemin penitenciar janë pjesë e procesit para aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Advertisement

The post Ministria e Drejtësisë: Do të ndërmerren veprime për përmirësimin e kushteve dhe parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy