Ministria e Drejtësisë në Maqedoni vendosi që sivjet të mos propozojë listë për falje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Drejtësisë pas konsultimit me Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve vendosi që sivjet të mos dërgojë listën për falje, përkatësisht lista paraprake të anulohet.

Sipas tyre, kjo bëhet me qëllim që t’i jepet kohë de të përcaktohen kriteret dhe ligjet për të përforcuar filtrat në atë se si përbëhen listat me propozime të personave që duhet të falen.

“Në MD ekziston grup pune që punon në përpilimin e Propozim-ligjit të ri për falje me çka do të forcohen kriteret dhe do të definohen kushte më të rrepte se kush do të falet”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ata shtojnë se me këtë do të ulen mundësitë që në të ardhmen këto në këto lista të gjenden persona në opinion që nxisin dyshime për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Advertisement

Kujtojmë se në fillim u kërkua që edhe vrasësi i 4 vjeçarit Almir Aliu të lirohet nga burgu me falje, por më pas ai propozim nuk u propozua./Telegrafi/

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni vendosi që sivjet të mos propozojë listë për falje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy