Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se nesër do të nënshkruhet udhëzimi me çka do të vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se zbatimi i udhëzimit për certifikatën e lindjes do të hyjë në fuqi 8 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa për dy certifikatat tjera do të bëhet pasi të nxirren dokumentet e reja me emrin e ri të shtetit, në mënyrë që qytetarët mos të kenë implikime financiare shtesë.

“Gjatë ditës së nesërme do të nënshkruhet udhëzimi i ri, me çka do të ketë ndryshime në certifikata, ku do të vendoset përkatësia kombëtare, dhe atë: në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes. Me këtë do mundësohet që me dokument zyrtar të dëshmohet përkatësia kombëtare!”, thonë nga Ministria e Drejtësisë. /TV21

Ministria e Drejtësisë: Nesër nënshkruhet udhëzimi ku përkatësia etnike do të figurojë në certifikatën e lindjes shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";