OBRM-PDUKM mbështet që në letërnjoftime të shkruhet edhe përkatësia etnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM nuk sheh ndonjë problem që në letërnjoftimet të shkruhet edhe përkatësia etnike.

Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se ka parti parlamentare që po përpiqen ta parandalojnë atë.

“Unë me të vërtetë nuk e shoh pse në letërnjoftimin tim të mos shkruhet përkatësia ime kombëtare, etnike se jam maqedonas, ndërsa dikush dëshiron ta parandalojë atë. Pse dëshiron ta parandalojë atë? Për shkak se i shqetësoi gjuha maqedonase, Maqedonia i shqetësoi, KAÇKM-ja i shqetëson, ndërsa ende i shqetëson kjo. Por nuk u pengon të vjedhin dhe plaçkitin nga populli i tyre”, tha Mickoski.

Ai shtoi se ai madje këmbëngul që etnia të jetë në kartat e identitetit dhe beson se nuk ka nevojë për të bërë procedura të panevojshme të filibusterimit./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM mbështet që në letërnjoftime të shkruhet edhe përkatësia etnike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy