Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se nuk do të mbahet koncerti “Romancat ruse” që ishte paraparë për sonte në Operën dhe Baletin Kombëtar.

Thonë se anulimi vjen nga lajmet e fundit që vinë nga Ukraina dhe që shqetësuan njerëzimin, pasi sipas tyre nuk është koha për romanca.

Megjithatë nuk specifikojnë se nëse e njëjta do të ndodh edhe me koncertet tjera të formatit të ngjashëm, duke mos sqaruar as se nëse anulohet vetëm ky koncert pasi që romancat janë ruse – shtet i cili pushtoi Ukrainën.

“Koncerti Romancat ruse, i paralajmëruar për sonte në OBK, në marrëveshje me organizatorin – anulohet. Lajmet e fundit nga Ukraina shqetësuan gjithë njerëzimin. Për askënd kjo nuk është kohë për romanca. Edhe arti është porosi, për këtë askush nuk duhet të lejojë ai të njolloset. Romancat e mira le të mbeten për kohë më të mira, kohë kur sërish do të mbizotërojë paqja, nuk do të ketë viktima dhe askush nuk do të ndjehet i rrezikuar dhe i kërcënuar”, thanë nga Ministria e Kulturës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Kulturës anulon koncertin “Romancat ruse” në Maqedoni: Edhe arti është porosi appeared first on Telegrafi.