Ministria e Shëndetëisë: Në Maqedoni ka 90 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut shërohen 640 pacientë të infektuar apo që dyshohen se janë të infektuar me virusin COVID-19. Në Qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip hospitalizohen 152 të sëmurë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me coronavirus e që shërohen në spitale është 792.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nëpër spitale ka rreth 90 shtretër të lirë dhe po ashtu mbahet evidencë për pacientët që janë shëruar dhe që do ta lirojnë shtratin.

Në Manastir ka 83 pacientë, në Shtip 69, në Tetovë 43, në Veles 63, në Kumanovë 88, Ohër 100, Prilep 94, Gostivar 47, Strugë 33, Strumicë 80, Koçani 25, Kërçovë 18, Kavadar 39 dhe në Gjevgjeli 10 pacientë. Nga ministria kumtojnë se nga ra në orë po ndryshojnë numrat./Telegrafi/

 

Advertisement

Ministria e Shëndetëisë: Në Maqedoni ka 90 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy