Ministria e Shëndetësisë: Deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim për masa kufizuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë i demantoi informacionet e publikuara në disa media që kanë shkruar se ka masa kufizuese. Nga MSH thonë se deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim për masa kufizuese.

Nga MSH thonë se gjatë kësaj fundjave do të bëhen analiza të detalizuara të të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët dhe se në bazë të analizës do të ndërmerret qëndrim për masat e nevojshme dhe për hapat e ardhshëm që do të rekomandohen në Qeveri.

“I lusim mediat që t’u përmbahen dezinformimeve. Qytetarë duhet të informohen nga institucionet relevante siç janë Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e RVM-së”, thonë nga MSH.

Në fund ata shtojnë se pas përfundimit tv analizës opinoni do të informohet në kohë./Telegrafi/

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë: Deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim për masa kufizuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy