Ministria e Shëndetësisë mblodhi 2.2 milionë euro donacione, Zaev publikon donatorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ falënderoi të gjitha kompanitë, individët, organizatat, institucionet, ambasadat të cilët me donacione si në pajisje, mjete financiare apo të mira japin mbështetje të vazhdueshme ndaj institucioneve që menaxhojnë me gjendjen me COVID-19.

Zaev po ashtu shpërndau edhe linkun që të çon në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ku mund të shihen cila firmë, organizatë apo individë kanë dhuruar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë krizës nxitet solidaritet dhe me të vërtetë më vjen mirë që zëshëm mund të themi se në shoqërinë tonë kemi qytetarë të përgjegjshëm dhe kompani që janë të gatshëm të ndihmojnë në kohërat më të vështira”, tha Zaev.

Në llogarinë e Ministrisë së Shëndetësisë janë mbledhur gjithsej 138.580.050 denarë, apo 2.253.000 euro./Telegrafi/

Advertisement

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10159154691412932

Ministria e Shëndetësisë mblodhi 2.2 milionë euro donacione, Zaev publikon donatorët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy