Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se kontrata me kontraktorin INTRACAT për spitalin e ri në Shtip është ndërprerë më 29.06.2023.

Nga MSH thonë se është e nevojshme të bëhet kontrollë, gjegjësisht një rrumbullaksim i aktiviteteve, pas së cilës do të shpallet tender për një kontraktues të ri, sipas konkluzionit të Qeverisë.

“Brenda 42 ditëve duhet të dorëzohet një “Projekt i gjendjes së realizuar”, të përgatitet dokumentacion i ri tenderimi dhe brenda 30 ditëve të shpallet një prokurim i ri publik”.

“Janë dorëzuar kërkesat për aktivizimin e garancive bankare, në vlerë prej gjashtë milionë eurosh dhe janë realizuar. Afati i ndërtimit ka qenë 30.06.2023, dhe deri më tani janë realizuar vetëm 30%”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Shëndetësisë në RMV: Është ndërprerë kontrata për spitalin e ri në Shtip appeared first on Telegrafi.